Gola i reagon Ramës: Kërko mbledhje të OKB-së për sulmin terrorist të Serbisë, ndryshe bëhet vonë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ardian Gola, ka reaguar pas lajmit se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka refuzuar të nënshkruaj deklaratën e përbashkët të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas Golës, Rama fillimisht duhet të heq dorë nga kërkesa për konferencë ndërkombëtare për veriun, e të filloj të loboj për një mbledhje të OKB-së, ku do të dënohej sulmi terrorist i sponzorizuar nga Serbia.
E plotë:
“Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t'i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë... e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë.”