Goditen dy persona nga vetura në Obiliq
Dy persona janë goditur nga një veturë në Obiliq, saktësisht në rrugën Hasan Prishtina, rreth orës 19:00.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Nacionalen se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin është duke u marr njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "Hasan Prishtina" në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.