GLPS-ja përkrah minatorët e Trepçës: Ankesat janë të arsyeshme, të gjendet zgjidhje afatgjate - NACIONALE

GLPS-ja përkrah minatorët e Trepçës: Ankesat janë të arsyeshme, të gjendet zgjidhje afatgjate

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), që është platform e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave të minatorëve të Trepçës.

Në reagimin e tyre, kjo organizatë ka vlerësuar se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme.

Tutje, kjo organizatë ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje afatgjate.

“Referuar njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës (SPMT), edhe pse është fundi i muajit korrik, minatorëve nuk u janë ekzekutuar pagat as të muajit qershor. Për një situatë të tillë, që ka ndodhur edhe në të kaluarën, është e domosdoshme që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe bashkëpunim e mirëkuptim mes palëve.

CSL vlerëson se ankesat e minatorëve janë të arsyeshme e legjitime prandaj të njëjtat kërkojmë që të adresohen në mënyrë të plotë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje me rëndësi të veçantë” – ka shkruar GLPS.

Lajme të ngjashme