"A do të gëzohej gjyshja po të bëhej përsëri nuse": Gërvalla me një metaforë të çuditshme për dialogun
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dhënë një intervistë për Tëvë. Në këtë intervistë, ajo është pyetur për mundësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kaudër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Gërvalla e ka përdorur një metaforë interesante me “gjyshen” që do të bëhej sërisht “nuse”.
“Ju po thuani a do të gëzohet gjyshja po të bëhej përsëri nuse. Por, në këtë rast, ne kemi të bëjmë me një palë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, e cila nuk ka treguar gatishmëri zero gatishmëri për këto marrëveshje që bëjmë në kuadër të këtij procesi” – dekaroi ajo.