Gjyshinca: Gjermania dhe Çekia janë duke e shtyrë përpara liberalizimin e vizave - NACIONALE

Gjyshinca: Gjermania dhe Çekia janë duke e shtyrë përpara liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se Gjermania dhe Çekia janë duke e shtyrë në mënyrë të jashtëzakonshme procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjyshinca tha në Klan Kosova se nesër do të mblidhet grupi punues, që në rend të ditës ka shqyrtimin e pikës për liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Nesër, në ora 10:00, do të mblidhet grupi punues për vizat, i cili në rend të ditës ka shqyrtimin e pikës për liberalizimin e vizave të Kosovës. Ajo që ia vlen të përmendet, që në javën e kaluar, ne kemi pasur dy delegacione shumë të rëndësishme nga Çekia, e cila udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, dhe nga dy delegacionet, si ai në ekzekutiv pra nga ministri për Punë të Jashtme të Republikës Çeke, e po ashtu nga kryetari i komisionit për punë të jashtme të Çekisë, na është bërë e ditur që Çekia dhe Gjermania janë duke e shtyrë përpara në mënyrë të jashtëzakonshme procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Gjyshinca.

“Nesër në ora mblidhet grupi punues për çështjen e vizave dhe poashtu kjo mbledhje vazhdon dhe ditën e enjte, në të cilën ditë Kosova faktikisht trajtohet si temë, në një anë kemi këtë dhe në anën tjetër kemi një punë jashtëzakonisht të madhe, një angazhim të vazhdueshëm që qeveria e Kosovës po e bën në këto orë, në ditët e fundit”, deklaroi deputeti

Lajme të ngjashme