Gjykata Themelore urdhëron arrestimin e ish prokurores së EULEX-it Bamieh
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuar urdhërarrest kundër ish prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh.
Urdhërarresti është bërë nën dyshimet për veprën penle “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton gazeta Sinjali.
Burimet e kësaj gazete tregojnë se lëshimi i urdhërarrestit nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bërë me koordinimin e misionin të BE-së në Kosovë, EULEX.
Ky urdhërarrest i cili është lëshuar para disa ditësh, arsyetohet me mospërgjigjen e saj ndaj ftesës së Prokurorisë së Shtetit për intervistim.