Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Salih Mustafës e Pjetër Shalës - NACIONALE

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Salih Mustafës e Pjetër Shalës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Kështu ka vendosur Gjykata Speciale në vendime të ndara për të dytë.

Sipas vendimeve, të njëjtit nëse lirohe, ekziston rreziku të ndikojnë edhe më tutje në procedura e dëshmitarë, transmeton Nacionale.

Kjo pavarësisht se gjykimi për Salih Mustafën ka përfunduar. Prokuroria ka kërkuar 35 vjet burg për të.

Kurse, dosja e lëndës së Pjetër Shalës ka kaluar te trupi gjykues dhe së shpejti do të fillojë gjykimi.

Lajme të ngjashme