Gjykata rrëzoi akuzën ndaj Klinakut, Prokuroria ankohet në Apel: Prokuroria u thirrë në një rast të ngjashëm në Rusi - NACIONALE

Gjykata rrëzoi akuzën ndaj Klinakut, Prokuroria ankohet në Apel: Prokuroria u thirrë në një rast të ngjashëm në Rusi

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se pasi Gjykata Themelore e rrëzoi aktakuzën ndaj tij, prokuroria është ankuar në Gjykatë të Apelit.

Në profilin e tij në Facebook, Klinaku e ka vlerësuar këtë hap të prokurorisë si të çuditshme.

Sipas tij, prokuroria është thirrur në një rast të ngjashëm në Rusi.

“Gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj meje në rastin me Kurtin, duke e arsyetuar se nuk ka vepër penale dhe se e tëra ishte në kuadër të shprehjes së lirë. Por, çudi se si tash prokuroria ka bërë ankesë ndaj vendimit duke e dërguar çështjen në Gjykatën e apelit dhe duke u thirrë në një rast të ngjashëm në Rusi”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të ngjashme