Gjykata në Pejë shpall sot aktgjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin që lidhet me ngjarjen tragjike të ndodhur në Gllogjan të Deçanit në vitin 2021
Sipas njoftimit zyrtar, seanca për shpalljen e vendimit është caktuar të nisë në orën 14:30.
Për këtë rast po përballen me akuzat Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Ngjarja kishte tronditur opinionin publik, pasi gjatë një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që transportonte udhëtarë humbën jetën shoferi i mjetit dhe dy nxënës.
Ndërsa sot pritet të jepet verdikti i gjykatës lidhur me këtë rast.