Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për dalje në Treg të Lirë - NACIONALE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për dalje në Treg të Lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në treg të lirë.

Me aktgjykimin KA.nr.301/25, dhomat e shkallës së parë kanë anuluar një pjesë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) të datës 5 prill 2024, si dhe kanë shpallur të kundërligjshëm njoftimin për kalim në treg të lirë të bërë më 12 mars 2025.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar pezullimin e zbatimit të këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar. Lajmi është bërë i ditur nga avokatja Blinera Osmani.

Lajme të ngjashme