Gjykata e Lartë e lë në burg Erion Veliajn - NACIONALE

Gjykata e Lartë e lë në burg Erion Veliajn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Veliajn, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veliaj, kryetari i bashkisë, ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti dhe është nën hetim për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë”.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas nisjes së hetimeve mbi një kallëzim të bërë nga Nesti Angoni.

Lajme të ngjashme