Gjykata do të lëshojë urdhër-arrest për dy mërgimtarët që e kërcënuan Xhemajl Rexhën - NACIONALE

Gjykata do të lëshojë urdhër-arrest për dy mërgimtarët që e kërcënuan Xhemajl Rexhën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Është shtyrë seanca e sotme për kërcënimin ndaj kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha.

Kjo me kërkesën e Rexhës.

Në këtë seancë, munguan edhe dy të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për të akuzuarin Selmani, gjykatësja e rastit Valbona Përlaska, tha se ka lëshuar urdheresë për verifikim të adrese, por Policia e Kosovës është njoftuar nga fqinji i tij se ai jeton në Suedi. Ndërsa, për të akuzuarin Haradinaj, gjykatësja tha janë njoftuar nga Policia e Kosovës se ai gjendet në Zvicër.

Gjykatësja Përlaska, tha se ndaj të akuzuarve do të lëshojë urdhërarrest, ndërsa seanca u shty në kohë të pacaktuar.

Prezente në seancë ishte prokurorja e rastit, Rukije Shasivari.

Lajme të ngjashme