Gjuriq takon Escobar-in: Diskutim për fuqizim të mëtejmë të lidhjeve Serbi-ShBA
Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka njoftuar për një takim të rradhës me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështkje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar, me të cilin u shpreh se pati diksutim miqësor “mbi perspektivën e fuqizimit të lidhjeve Serbi-ShBA dhe mirëmbajtjen e momentumit për rritje të mëtejme”.
“Të takohesh me DAS Escobar është gjithmonë kohë e mirë për të pasur një diskutim miqësor dhe konstruktiv mbi prospektin e fuqizimit të lidhjeve Serbi-ShBA dhe rritje të mëtutjeshme si dhe mundësitë e gëzueshme që na presin në të ardhmen”, ka shkruar Marko Gjuriq.
Meeting with DAS @StateEUR Escobar is always a good time to have a constructive and friendly discussion on the prospects of boosting #Serbia-#UnitedStates ties and keeping up the momentum for further growth and all the exciting opportunities that await in the future.
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 11, 2023
🇷🇸🤝🇺🇸 pic.twitter.com/LbwPM9HUJh