Gjuriq për Grenellin: S'pajtohemi për gjithçka, në veçanti për Kosovën, por me të Serbia mund të flasë - NACIONALE

Gjuriq për Grenellin: S'pajtohemi për gjithçka, në veçanti për Kosovën, por me të Serbia mund të flasë

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Është dikush me të cilin Serbia mund të bisedojë”.

Kështu tha Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, në lidhje me emërimin e Richard Grenell si “Emisar Presidencial për Misione të Posaçme” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjuriq u shpreh “i lumtur” që Beogradi ka “marrëdhënie miqësore” me Richard Grenell, por shtoi se kjo “nuk do të thotë që ndajmë të gjitha mendimet e njëjta, në veçanti kur është puna te Kosova”.

“Rajoni duhet të trajtohet nga dikush që e njeh dhe e kupton atë”, ka thënë Gjuriq, siç e citoi mediumi serb “Danas”.

Lajme të ngjashme