Gjuriq, Lajçakut: Mbështesim draft-Statutin e BE-së për Asociacionin - NACIONALE

Gjuriq, Lajçakut: Mbështesim draft-Statutin e BE-së për Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia “mbështet draft-Statutin e BE-së” për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe të dorëzuar palëve në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Këtë Gjuriq e tha në një komunikatë për media pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit i tha se Beogradi “vazhdon të insistojë në zbatimin e marrëveshje të 2013, 2015 dhe të gjitha marrëveshjeve të të tjera të pajtuara me ndërmjetësimin evropian”.

Gjuriq akuzoi, mes tjerash, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për, siç thotë ai, “veprime që çojnë në krijimin e një Kosove një-etnike, që minojnë drejtpërsëdrejti edhe synimet e bashkësisë ndërkombëtare”.c

Lajme të ngjashme