Gjuriq ‘i mëshon’ Sveçlës me “Intelektualët” e Dritës dhe “Xhebrailat” e Ballkanit
Pasi e hoqën nga një billbord rrugës për Leposaviq, tash ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka shkruar kundër Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke e krahasuar me “huliganë ballkanikë të futbollit” e madje duke thënë se “Intelektualët” e Dritës dhe “Xhebrailat” e Ballkanit “do t’ia kishin lakmi”.
“Mendoj se askush nuk e priste vërtet që Xhelal Sveçla të dalë me ndonjë gjë më të mirë për qytetarët e Kosovës përveç thyerjes së billbordeve. Çfarë mënyrë e shkëlqyer zgjodhi për të na kujtuar të gjithëve se kjo është e vetmja gjë në të cilën ai është vërtet i zoti. Mënyra se si ai i rrëzoi me një dorë automjetet e EULEX-it ia kanë zili të gjithë huliganët e futbollit ballkanik - nga FK Ballkani Suharekë, "Intelektualët" nga Drita FK, Podujevë, e deri te "Ballistët" famëkeq të Shkëndija FK, Tetovë. Të lumtë, Xhelal, udhëheqës i madh dhe hero i madh!”, ka shkruar Gjuriq.
I guess no one really expected @XSvecla to come up with anything better for the citizens of Kosovo* other than smashing billboards.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 25, 2024
What a great way he chose to remind us all that this is the only thing he is really good at.
The way he single-handedly smashed those @EULEXKosovo… pic.twitter.com/6vtxMFUEQt