Gjuhet me koktej molotovi një pastiçeri në veri të Mitrovicës, mu në lokalin ku qëndroi Sveçla pardje - NACIONALE

Gjuhet me koktej molotovi një pastiçeri në veri të Mitrovicës, mu në lokalin ku qëndroi Sveçla pardje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mu në kafenenë (Poslaticara Sar) ku ditë më parë pinë kafe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, sot në orët e mëngjesit (rreth orës 3:30) është tentuar t’i vihet zjarri objektit, konfirmuan për Nacionalen nga policia kosovare.

Veton Ekshani, Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajoni ne Veriut, tha se “rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu”.

“Për momentin nuk kemi të dyshimt, ndërsa Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, shtoi ai.

Politikani lokal në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq, e dënoi sulmin dhe tentim zjarrëvënien ndaj pastiçerisë, për çka tha se pronarët e lokalit “nuk mund të zgjedhin klientët e tyre...edhe nëse ata janë ministra të paskrupullt të Qeverisë së Kosovës”.

Lajme të ngjashme