Gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, nga QKUK tregojnë për gjendjen e të plagosurit - NACIONALE

Gjuajtja me armë zjarri në Dragodan, nga QKUK tregojnë për gjendjen e të plagosurit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga QKUK kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e personit që u plagos pas një gjuajtje me armë zjarri nëDragodan”.

Nazmi Kolgeci, drejtor i Kirurgjisë Torakale, ka thënë se “kanë arritur t’i shpëetojnë jetën në momentin e fundit”.

“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi madhe gjakut. Viktima është plagosur anën e majtë torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë- ka thënë ai për Klan Kosova.

Ndërkaq, i plagosuri pas operimit është dërguar për trajtim në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.

Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Nacionalen se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” - ka thënë ai.

Tutje, Borovci ka treguar se aktualisht është identifikuar një i dyshuar në lidhje me rastin.

“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Lajme të ngjashme