Gjuajti me armë zjarri, arrestohet Ferizajasi - NACIONALE

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet Ferizajasi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një përson është arrestuar në Slivovë të Ferizajt, pasi i njejti në një aheng familjarë ka gjuajtur me armë zjarri.

Sipas PK-së, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Përdorimi i armës".

Raporti i Policisë:

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri

Sot, rreth orës 01:31 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Slivovë të Ferizajt, në një aheng familjarë ka gjuajtje me armë zjarri.

Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të atij fshati.

Policia tek i dyshuari me inicialet D.J ( M/K) i moshës 26 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, katër (4) fishekë dhe një (1) gëzhojë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Përdorimi i armës"

Lajme të ngjashme