Të shtëna në Prizren, plagoset një person - NACIONALE

Të shtëna në Prizren, plagoset një person

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi bëri të ditur se të përfshirë në përleshje ishin pesë persona.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar.

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10,Afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve.
Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar.”,
ka thënë Bytyqi.

Lajme të ngjashme