Gjoshi i PDK-së: Me ardhjen e Kurtit në Qeveri, qytetarët po jetojnë më keq
Sekretari organizativ i PDK-së, Berim Gjoshi, ka treguar se sot bëhen 3 vite kur LV-ja i ka fituar zgjedhjet në vitin 2019.
Ai ka thënë se deri me tani askush nuk di ta përmend ndonjë punë të mirë që Kurti ka bërë në të mirë të Kosovës gjatë qëndrimit të tij në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me ardhjen e Kurtit në pushtet, qytetarët e Kosovës jetojnë më keq sesa jetonin më parë.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Sot bëhen 3 vite kur Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet në vitin 2019 dhe Albin Kurti. Askush nuk di ta përmend asnjë punë që Kurti e bëri në të mirë të Kosovës gjatë qëndrimit të tij në pushtet. Asnjë të vetme.
Sot, Kurti nuk ka as fytyrë ta kujtojë këtë fitore sepse me ardhjen e tij në Qeveri, qytetarët e Kosovës jetojnë më keq sesa jetonin më parë. Sot, qytetarët e Kosovës mezi arrijnë ta kalojnë muajin nga çmimet e larta me të cilat përballen, e Kurti hesht dhe është fiksuar në shpërndarjen e ndihmave.
Edhe pse është prezantuar si fitore e shpresës, gati 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovës sepse e kanë parë që nuk ka asgjë prej këtij njeriu të paaftë.
Sot, është edhe 3 vjetori nga momenti kur Kadri Veseli dha shembullin e munguar jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin dhe ende pa dalë zyrtarisht rezultatet deklaroi se PDK-ja do të dalë në Opozitë.