Gjoshi i PDK-së: Reduktimet po ndodhin për shkak të paaftëve
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një reagim në Facebook, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me reduktimet e rrymës të ditëve të fundit.
Gjoshi ka thënë se kjo po ndodh për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar krizën.
Sipas tij, reduktimet nuk janë rezultat i mungesës së rrymës në tregjet ndërkombëtare por i mungesës së prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Tutje, Gjoshi tha se ndonëse Kosova ka kapacitet për të prodhuar rreth 900 Megaëatt, pordhimi aktual është shumë më i vogël.
Postimi i plotë:
Në pikë të verës, kur temperatura shkon deri në 37-38°C, Kosova po përballet me reduktime për shkak të paaftësisë së Qeverisë, e cila ka dërguar atje në Bordin e KEK-ut gjithashtu një grup politik të paaftësh.
Reduktimet e tanishme, 6:2, nuk vijnë si rezultat i mungesës së rrymës në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të mungesës së prodhimit të rrymës në Kosovë. Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 900 Megaëatt, por ju po prodhoni shumë më pak. Nuk po arrijnë t'i përmbushin nevojat ditore as kur konsumi në këto ditë të nxehta vere është minimal.
Reduktimet 6:2 nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë. Nuk ka reduktime pse nuk po arrijnë të gjejnë rrymë në tregjet ndërkombëtare, por sepse nuk po arrijnë të prodhojnë as sa është kapaciteti i termocentraleve të Kosovës.
Nëse kjo Qeveri në pikë të verës nuk arrin të sigurojë energji për konsumin ditor minimal, mund ta marrim me mend se çka mund të na presë në dimër.
Kjo Qeveri e të Paaftëve një popull e mori në qafë!