Gjoshi i PDK-së: “Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Kosovës
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është “më së paku e Kosovës”.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se “BQK prej vitit të kaluar ka vepruar me urdhra politik”.
“BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit.” – ka thënë ai tutje.
Në fund, Gjoshi ka thënë se “pavarësia e BQK-së i ka shërbyer vetëm Kurtit për t’u përplasur me aleatët e Kosovës”.
“Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën” – ka shkruar ai.