Gjoshi i PDK-së pas sulmit të Bashës ndaj Jasharajt: Kurrë s'të largohet inati ndaj arsimtarit që ta qet 1-sh - NACIONALE

Gjoshi i PDK-së pas sulmit të Bashës ndaj Jasharajt: Kurrë s'të largohet inati ndaj arsimtarit që ta qet 1-sh

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj sulmit verbal që deputeti i LV-së, Dimal Basha, ka bërë sot ndaj kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti qëllimshëm po i nxitë deputetët e tij kundër mësimdhënësve.

Albin Kurti është përgjegjësi kryesor. Ai po i nxitë deputetët e tij, si Dimal Basha, kundër mësimdhënësve. Dimali veç po na tregon se është e vërtetë që kurrë nuk të largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh, ka shkruar Gjoshi.

Megjithatë, ai nuk ka argumentuar pretendimin e tij se Kurti qëndron prapa sulmit të Bashës.

Lajme të ngjashme