Gjoshi i drejtohet Kurtit: Dil trego se kush po ta shkruan Zajednicën
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka kërkuar kryeministri Albin Kurti që të tregon se kush është duke ia shkruar Zajenica.
Duke folur për takimin që pritet të mbahet më 2 maj në Bruksel, Gjoshi ka thënë se Kurti po mundohet ta mbajë fshehtë se çfarë do të ndodh në këtë takim.
Ai tutje ka thënë se më 2 maj, Kurti është duke e jetësuar Zajednicën.
“Të gjithë po e dijnë dhe po e tregojnë se çka do të ndodhë me 2 maj, por vetëm Albin Kurti po mundohet ta mbajë fshehtë. Me 2 Maj, Albin Kurti po e jetëson Zajednicën! Kryeministër, dil dhe trego për 2 Majin edhe se kush po ta shkruan Zajednicën.” – ka shkuar Gjoshi në Facebook.
