Gjocaj: Masat e emergjencës nuk do të përmirsojnë gjendje energjetike në vend - NACIONALE

Gjocaj: Masat e emergjencës nuk do të përmirsojnë gjendje energjetike në vend

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liron Gjocaj, i angazhuar brenda Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) ka deklaruar për KosovaPress se masa e marrura nga qeveria nuk pritet të përmirësojnë gjendjen energjetike.

Masat e miratuara i shohim adekuate deri në një formë, por jo në atë pikë ku të parandalojmë krizën energjetike apo të zbusin dëmin që parashihet të ndodhë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne tash e sa muaj po propozojmë masa konkrete, rekomandime të cilat po të fillonin të zbatoheshin qysh në përfundimin e dimrit e deri më tani, por edhe në muajt në vazhdim kur temperaturat bien dhe qytetarët fillojnë të përdorin energjinë elektrike për ngrohje, këto masa do të ndikonin në zbutjen e konsumit dhe në zbutjen e dëmit që parashihet të kemi me krizën energjetike”, tha Gjocaj.

Më tutje, Gjocaj ka thënë se pritet një periudhë e vështirë, pasi që niveli i prodhimit vendor akoma nuk mbulon vendin në tërësi, dhe importin ndikon drejtpërdrejt në gjendjen energjetike në vend.

Duke ditur këtë, Kosova bëhet një shtet importues dhe sipas të dhënave nga raportet vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, diku deri 19-20 përqind të energjisë totale në Kosovë importohet nga jashtë. Rrjedhimisht 1/5 e energjisë në Kosovë po importohet e një gjë e tillë direkt preket nga kriza energjetike, edhe qytetarët, për shkak se kur një sasi kaq e lartë e energjisë elektrike importohet, e bën të pamundur evitimin e krizës energjetike për një periudhë kaq të shkurtër”, vazhdon Gjocaj.

Lajme të ngjashme