Gjobiten dy shoferë në Shirokë të Suharekës, policia i kap në flagrancë duke bërë gara - NACIONALE

Gjobiten dy shoferë në Shirokë të Suharekës, policia i kap në flagrancë duke bërë gara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë.

Policia përmes një komunikate për media ka thënë se sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur dy shoferë që po garonin me automjetet e tyre.

“Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 (pesëqind ) euro dhe iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse –ndalim i ngasjes për 12 (dymbëdhjetë) muaj, u janë shqiptuar nga 5 pikë negative gjithashtu.” – thuhet tutje.

Në fund, policia ka deklaruar:

“Garat e shpejtësisë janë një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”.

Lajme të ngjashme