Gjithë Kosova merret me arrestimin e spiunëve të BIA-s, Kurti flet për martesat e hershme te komunitetet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër martesave të hershme te komunitet.
Në mbledhjen me nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, me temë qendrore diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”, ai ka thënë se martesat e hershme po ndikojnë në karrierën profesionale.
“Është fenomen përgjithësisht i fshehur, mirëpo shifrat e UNICEF-it me Agjencinë e Statistikave, prej vitit 2020 na tregojnë që në grup moshën 20 deri në 24 vjeç, 31% të grave e vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18 vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza, çdo vit, që kanë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të ardhmen e tyre janë të dëmtuara rëndë”, ka thënë Kurti.
As në këtë aktivitet, kryeministri Kurti nuk ka folur për arrestimin e dy shqiptareve të Kosovës, të cilët dyshohen për spiun të BIA-së serbe.
Për këtë çështje nuk ka folur as presidentja Vjosa Osmani dhe as kryeparlamentari Glauk Konjufca.