Gjinovci për muzikën në shesh: Qendra e qytetit atmosferë funeralesh
Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër ndaj muzikës që e bëjnë disa persona në sheshet e Prishtinës.
Gjinovci ka kërkuar që të vendoset rregull pasi këto muzikë po lëshohn në emër të varfërisë.
"A ka mundesi me u vendos rregull nkete qytet? Nuk munet kush te don me dale nshesh me lshu muzike ne emer te varferise.", ka shkruar ai.
Më tej, ai ka shkruar në Facebook se qendra e qytetit është si "atmosferë funeralesh"
"Qendra e qytetit atmosfere funeralesh. Boll mo.", shkruan tutje ai.
Përndryshe kryetari Përparim Rama kishte paralajmëruar lirimin e shesheve të Prishtinës.
