Gjinovci spekulon: Eksponentët e ish-regjimit qenkan gëzuar që Biden s’e përmend njohjen e Kosovës
Rron Gjinovci, analist dhe dikur edhe moderator, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar raportimet se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, nuk e përmend njohjen e pavarësisë së Kosovës në letrën për Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë.
Sipas z. Gjinovcit, për këtë fakt janë gëzuar eksponentët e regjimit të vjetër, ndonëse nuk tregon se për kë e ka fjalën.
“Imagjinoni, mediat serbe po thojnë që në letrën e urimit të Biden për Vuçiçin me rastin e pavarësisë së Serbisë, nuk u përmendë njohja reciproke siç ka ndodhë zakonisht, eksponentat e regjimit të vjetër kokan gzu” – shkroi ai.