Gjinovci për tollovinë në Mitrovicë: Imagjinoni mu pas bo qishtu radhët për biblioteka - NACIONALE

Gjinovci për tollovinë në Mitrovicë: Imagjinoni mu pas bo qishtu radhët për biblioteka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistit Rron Gjinovci mësa duket nuk i kanë pëlqyer disa pamje nga Mitrovica, ku shumë njerëz, kryesisht të rinj, shihen duke pritur në radhë për të blerë bileta për ndeshjen basketbollistike mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Këto dy ekipe do të takohen të enjten në mbrëmje në Mitrovicë në ndeshjen e pestë finale, me të cilën do të përcaktohet kampioni i Kosovës në basketboll.

Sidoqoftë, analisti Gjinovci e ka krahasuar pritjen e tifozëve për bileta me pritjen në bibliotekë.

“Imagjinoni nu pas bo qishtu radhët për biblioteka” – ka shkruar Gjinovci në rrjetin “Facebook”, duke i bashkëngjitur postimit edhe një pamje nga pritja.

Në disa fotografi të publikuara nga faqja "Jepi Zë" shihen shumë njerëz duke pritur te vendi ku po shihet bileta.

Lajme të ngjashme