Gjinovci nervozohet nga shkrimi i Cufajt për Kurtin: Çka pritet prej ambasadorit të regjimit të vjetër?
Analisti Rron Gjinovci e ka kritikuar ish-ambasadorin Beqë Cufaj për shkrimin e publikuar në mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Gjinovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka cilësuar Cufajn si “ambasador të regjimit të vjetër, më të korruptuar të Kosovës”.
““Këtu ka dy probleme. E para është se Kosova ka frikë se serbët, të cilët kontrollohen politikisht nga Beogradi, mund të kërkojnë ribashkim me Serbinë. Një problem tjetër, nga këndvështrimi im, është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti” – ka thënë ambasadori Cufaj, deklaratë kjo e cituar nga Gjinovci.
Ai tutje, cilëson se “Do me thanë problemi i parë Serbija, i dyti Kurti”.
“A ka nevojë me vazhdu me argumentu najsen? Me ni mediokër që qisaj i thotë analizë apo edhe që është autor i saj, s'ki çka vazhdon me diskutu, qitu përfundon çdo diskutim i mundshëm. Ktu mungon logjika bazike, prandaj smunësh me vazhdu bisedën.” – ka thënë Gjinovci.
Postimi i plotë:
Çka mund të pritej tjetër prej nji ambasadori të regjimit të vjetër, ma të korruptum të Kosovës, që prej ekzistencës së saj? Than, ish ambasadori Beqë Cufaj ka me tronditë Kosovën me një shkrim. Shihni çfarë tronditje:
“Këtu ka dy probleme. E para është se Kosova ka frikë se serbët, të cilët kontrollohen politikisht nga Beogradi, mund të kërkojnë ribashkim me Serbinë. Një problem tjetër, nga këndvështrimi im, është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”

A ka nevojë me vazhdu me argumentu najsen? Me ni mediokër që qisaj i thotë analizë apo edhe që është autor i saj, s'ki çka vazhdon me diskutu, qitu përfundon çdo diskutim i mundshëm. Ktu mungon logjika bazike, prandaj smunësh me vazhdu bisedën.
U dridh mali, polli miu
