Gjinovci çohet herët, e shkruan një status kundër Escobarit: “Poget që munet njeri se i ka 50,2%” - NACIONALE

Gjinovci çohet herët, e shkruan një status kundër Escobarit: “Poget që munet njeri se i ka 50,2%”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, është deklaruar për refuzimin e Asociacionit nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas z. Escobarit, një njeri s’mund ta shmangë detyrimin ligjor për këtë çështje.

“Një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit.” – tha ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Rron Gjinovci, analist dhe ish-moderator. Gjinovci ka shkruar se me shumë gjasë një njëri që i ka 50,2% të elektoratit mund t’i shmanget detyrimit ligjor për Asociacionin.

Lajme të ngjashme