Gjini shpreh mirënjohje për mbështetjen pas zgjedhjes në krye të AAK-së - NACIONALE

Gjini shpreh mirënjohje për mbështetjen pas zgjedhjes në krye të AAK-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit për përkrahjen e dhënë pas zgjedhjes së tij në krye të partisë.

“Mirëmëngjesi Kosovë dhe faleminderit nga zemra! Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, u shpreh Gjini.

Ai pati edhe një falënderim të veçantë për Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, duke e vlerësuar për lidershipin dhe besimin e dhënë.

“Një falënderim i veçantë dhe me respekt të lartë shkon për Kryetarin e Nderit të Aleancës, z. Ramush Haradinaj. Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët. Na priftë e mbara!”, përfundoi Gjini.

Lajme të ngjashme