Gjini pyetet nëse AAK-ja bën koalicion me VV-në: Jo hiç, nëse pyetem unë
Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, është pyetur në lidhje me një koalicion të mundshëm me VV-në, partinë aktualisht më të madhe në vend.
Gjini ka pasur një qëndrim të qartë. Në përgjigjen e tij, Gjini ka refuzuar çfarëdo mundësie për koalicion me VV-në.
“Jo, nëse pyetna unë jo hiç. Nuk besoj që ka në AAK njerëz që kishin me bo një gjë të tillë. Nuk besojmë që këtij koncepti qeverisës, që është mashtrim total, duhet me i ndihmu me vazhdu” – ka thënë Gjini në Kanal 10, transmeton Nacionale.