Gjini, Kurtit: Mos insisto me u taku me mua, nuk ke për çka
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se nuk sheh asnjë arsye për një takim mes tyre.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini tha se përgjegjësia për situatën aktuale në vend i takon Kurtit.
“Mos insisto me u taku me mua, sepse nuk ke për çka me u taku me mua. Ti që e ke pru Kosovën në ditën që duhet me ble gurë prej Serbisë”, deklaroi ai.