Gjini: Kosova mund të bëhet diamant me ndryshime precize në politika fiskale
Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, tha se Kosova mund të shndërrohet në "diamant" nëse zbatohen politika të sakta fiskale dhe përdoren të gjitha asetet e shtetit në drejtim të zhvillimit.
"Me ndryshime precize në politika fiskale, Kosova mundet me u bë diamant, është e vogël, por mundet," tha Gjini në emisionin "Rubikon."
Ai foli gjithashtu fenomenin e autocensurës së njerëzve të aftë, duke thënë se gjuha linçuese në rrjetet sociale po i largon zërat më të dijshëm nga debati publik.
"Një profesor universiteti nuk e jep mendimin e vet sepse di që dikush ka me e fy. Duhet të kyçet truri i Kosovës në vendime," shtoi ai.