Gjini flet për nevojën “e rikthimit urgjent të vëmendjes” në Anamoravë për investime nga niveli qendror
Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar në Anamrovë, ku foli për nevojën e rikthimit “urgjent” të vëmendjes për investime nga niveli qendror.
“Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve. Prandaj, sot para qytetarëve shpalosëm zotimet tona, ku mbështetja e fuqishme për bizneset vendore dhe hapja e perspektivave për të rinjtë mbeten shtyllat tona kryesore,” shkroi Gjini.