Gjilanasit dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Siç raporton Express, dyshohet se një 27-vjeçari i janë prerë gishtat nga dy persona për shkak të një borxhi prej 10 eurove.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur muaj më parë, por që tani Policia e Kosovës ka arritur të arrestohë të njërin nga të dyshuarit.
Lajmi është konfirmuar nga Shaban Azizi nga Policia rajonale e Gjilanit.
Sipas tij, rasti ka ndodhur me 22 tetor teksa dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili ka qenë në arrati nga mometi kur ka kryer veprën.
“Mund tju konfirmoj se rasti ka ndodhur në tetor. Është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai për Express.
Në anën tjetër policia për këtë rast ka dhënë detaje edhe në raportin 24 orësh.
“Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
