Gjilan: Disa familjarë bëhen ‘llom’ mes vete për pronë
Në Gjilan, policia e Kosovës ka arrestuar tre burra, familjarë në mes veti. Sipas policisë, të njejtit besohet se si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia.
Ndërkohë, rast i ngjashëm ndodhi edhe në Kamenicë, ku katër persona, po ashtu familjarë në mes vete, u arrestuan pasi janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.