Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë heqjen e dinarit - NACIONALE

Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë heqjen e dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania kërkon nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme pas shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike.

Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënëse e qeverisë gjermane, ka thënë duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme.

Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Hoffmann, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse ajo tha se çështja është një vendim sovran i Kosovës, Hoffmann e quajti këtë lëvizje një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Lajme të ngjashme