Gjergj Dedaj dëshmon në Hagë, Mushkolaj: Përpjekje e dëshpëruar me e demantu veten - NACIONALE

Gjergj Dedaj dëshmon në Hagë, Mushkolaj: Përpjekje e dëshpëruar me e demantu veten

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa, ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, ku në fillim është pyetur për rolin dhe pozitat që ka pasur në Kosovë, dëshmia e tij është kritikuar ashpër nga analisti Imer Mushkolaj.

Pasi Dedaj e përmendi shkërkimin e tij nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë Veriore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se ishte “larguar dhunshëm e brutalisht”, Mushkolaj e cilësoi si "përpjekje të dëshpruar" për demantim të vetes.

“Mjerim me e pa Gjergj Dedajn duke dëshmu n'Hagë,”- ka shkruar fillimisht Mushkolaj në Facebook, ndërsa ka shtuar se Dedaj është “njeri që ka përfitu politikisht vite me radhë duke shantazhu publikisht”.

Kujtojmë se, Gjergj Dedaj është dëshmitari i 33-të i Prokurorisë së Specializuar të Hagës

Lajme të ngjashme