Gjeniu i qeverisë e shkatërron krejt propagandën e Vetëvendosjes brenda 1 minuti
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për të rinjtë që po ikin nga Kosova.
Buzhala në një video ka krahasuar deklaratën e Bislimit dhe te kryeministrit Albin Kurti që e kishte thënë vite me parë sa ishte në opozitë.
“Është e pabesueshme, qysh mundet një njeri kaq shpejt me i ndryshu të gjitha qëndrimet e mundshme.” – ka thënë Buzhala.
Buzhala ka thënë se për pak kohë Lëvizja Vetëvendosje i ka ndërruar qëndrimet e tyre.
Ai ndër të tjera i ka krahasuar edhe dy deklarata të Kurtit të thëna për ish-Prokurorin Elez Blakaj dhe për Prokurorin e tanishëm Blerim Isufaj.
“Janë vetëm 3-4 vite që i kanë ndryshu të gjitha qëndrimet. Qëndrimet për ikjen e qytetarëve, qëndrimet për sulmet ndaj prokurorisë. Të gjitha qëndrimet i kanë ndryshu në një afat rekord. E pabesueshme.” – ka thënë Buzhala.
