Gjenerali kinez e paralajmëron ShBA-në të mos bashkëpunojë fshehtas me Tajvanin - NACIONALE

Gjenerali kinez e paralajmëron ShBA-në të mos bashkëpunojë fshehtas me Tajvanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka realizuar vizitë treditore në Kinë. Në njërën prej takimeve, ai u prit nga një oficer i lartë ushtarak, i cili kërkoi që ShBA-ja të mos bashkëpunojë fshehtas me Tajvanin.

Sullivani u takua të enjten me nënkryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, Gjeneral Zhang Youxia, takim i rrallë me një zyrtar amerikan mysafir, raporton agjencia “Associated Press”.

Zhangu tha se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është “misioni dhe përgjegjësia” e ushtrisë kineze, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës.

“Kina kërkon që Shtetet e Bashkuara ta ndalin bashkëpunimin e fshehtë ushtarak mes ShBA-së dhe Tajvanit, ta ndërpresin armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalin shpërndarjen e narrativave të rreme për Tajvanin” – thuhet në deklaratë, pa dhënë hollësi se cilat janë gjoja ato narrativa të rreme.

Lajme të ngjashme