Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it - NACIONALE

Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, ka realizuar një vizitë në Batalionin e Manovrimit në Kampin e “Novo Sellos“.

Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë KFOR në profilin zyrtar në ‘Facebook’.

Aty kanë ritheksuar se KFOR vazhdon të implementojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ata thonë se do të vazhdojnë të ofrojnë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR është reagues i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët potencojnë se bashkëpunojnë ngushtë”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme