Gjendje e minatorëve, Pacolli: Fotografitë e fundit kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit - NACIONALE

Gjendje e minatorëve, Pacolli: Fotografitë e fundit kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj gjendjes jo të mirë të minatorëve të Trepçës.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen që ka zgjedhur ndaj kësaj pjese të shoqërisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fotografitë e fundit të minatorëve kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit.

Sipas tij, ky është një tru shkaktojnë turp

“Më vjen keq për të parë minatorët e Trepcës në këtë gjendje të vështirë. Fotografitë e fundit që kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit shkaktojnë turp! Mos ekzekutimi i pagave, shpallja e gjendjes emergjente, kërcënimet dhe fajsimi i punëtorve për gjendjen e rëndë në miniera, si dhe masa e përjashtimeve nga puna për shkaqe që nuk lidhen me minatorët, por janë rezultat i politikave të gabuara të qeverisë dhe menaxhmentit të saj, tregojnë paaftësinë në drejtimin e ndermarrjeve sipas rregullave ekonomike”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka bërë me dije se premtimet e kësaj qeverie për minatorët kanë qenë ndryshe.

“Trajtimi i dinjitetshëm i puntorve është një çështje themelore kurse përjashtimet nga puna janë të papranueshme. Veprimet e menagjmentit të përzgjedhur nga qeverija janë në kundërshtim me normat esenciale njerëzore dhe të drejtat e punëtorve! Premtimet e kësaj qeverije për Trepçen ishin ndryshe!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme