Gjendet pa shenja jete një grua në Zhur të Prizrenit
Në fshatin Zhur të Prizrenit është gjetur një grua pa shenja jeta.
Vdekjen e viktimës, siç njofton Policia e Kosovës, e ka konstatuar mjeku.
“Fsh. Zhur, Prizren 27.12.2024 – 11:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – shkruhet në raportin 24-orësh.