Gjendet pa shenja jete një burrë në Leposaviq
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një burrë pa shenja jetë në Leposaviq.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekpi mjekësor në vend të ngjarje.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Leposaviq 29.08.2023 – 12:35. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.