Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçar në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren, në lagjen Arbana, rreth orës 12:40.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas autoriteteve, viktima është identifikuar me inicialet F.Th., i moshës 36-vjeçare, me vendbanim në Mamushë.
“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha. Policia, në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.