Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje
Pa shenja jete është gjetur sot një 30 vjeçar në Ferizaj, në ora 07:15 të mëngjesit, më saktësisht në Saraishtë.
Lajmin e kanë konfirmuar policia e rajonit të Ferizajt, duke thënë se kanë pranuar informata për vetëvrasje.
“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Tehemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Kanun Veseli për gazetën.